Home Foto Lajm
Çmenden tifozët e Sportingut, sulmojnë dhe gjakosin lojtarët në stërvitje (FOTO LAJM)
Një çmenduri totale ka ndodhur në qendrën stërvitore të Sportingut të Lisbonës, ku rreth 50 tifozë ultras të skuadrës kanë sulmuar lojtarët dhe stafin teknik, teksa ishin duke kryer seancën stërvitore.

Të maskuar për të mos u njohur, ata kanë goditur me rripa e shkopinj, trajnerin Jorge Jesus dhe disa lojtarë të skuadrës.

Nga ky incident ka mbetur i plagosur edhe sulmuesi holandez Bas Dost, ndërsa plagë më të lehta kanë marrë lojtarë si Acuna, Rui Patricio, William Carvalho, Misic dhe Battaglia.

Reagimi i tifozëve ka ardhur pas humbjes së Sportingut 2-1 ndaj Maritimos, në javën e fundit të kampionatit, çka ka bërë që bardhejeshilët të mbeten jashtë Champions Leagues në edicionin e ardhshëm.

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Florian Marku pëson dëmtim horror, shtyhet ndeshja kundër rusit (FOTO LAJM)
Nuk njihet! Fansat i nxjerrin bojën Xhensilës me foton e para 10 viteve (FOTO LAJM)
Një sekond larg vdekjes! Pamjet e këtij kamioni po çudisin botën (FOTO LAJM)
Rëndohet bilanci i tragjedisë në Xhenoa, ambasada thotë nëse ka shqiptarë mes viktimave
Avokati i njohur shqiptar i shpëton për një fije tragjedisë në Xhenoa (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media