Home Foto Lajm
Xhaketat jeans, modelet më në tendencë për verën 2018 (FOTO LAJM)
Me ardhjen e verës 2018, xhaketat jeans janë kthyer fuqishëm ne koleksionet e veshjeve te firmave te mëdha te modës.

Ajo është e vetmja që i përshtatet temperaturave sezonale, gjithashtu përshtatet me të gjitha veshjet.

Ne kemi zgjedhur 4 kombinime; nga mënyra romantike me fustan me lule, tek ai rrok me pantallona lëkure të zeza, duke kaluar tek propozimi me të gjithë veshjen xhins ose tek kombinimi me fustan të bardhë.

Xhaketë xhins dhe fustan me lule
Nëse jeni duke kërkuar një pamje të freskët dhe romantike gjatë ditës, nuk ka dyshime: zgjidhja perfekte është vetëm ajo. Xhaketë xhins me një fustan me lule, të cilit mund t’i shtoni një çantë lëkure me rrip në sup dhe një palë atlete të bardha.

Xhaketë xhins dhe panatallona lëkure
Ndër avantazhet e xhaketës së xhinsit ekziston edhe fakti se si të kombinosh një nga veshjet më të vështira (dhe më elegante) në garderobën e femrave: pantallonat prej lëkure të zeza. Vishni një bluzë të bardhë, një palë sandale të larta dhe do të jeni moderne në pikën e duhur.

Veshje e gjitha xhins
Një veshje e gjitha xhins më shumë se një tendencë është gjithmonë një siguri e madhe. Ideja është që të zgjidhni një xhaketë xhins me lara, si dhe pantallona e këmishë xhins me nuanca të ndryshme të blusë të kombinuar me aksesorë ngjyrë pastel.

Xhaketa xhins dhe fustan i bardhë
Xhaketa xhins shkon shumë me një fustan të bardhë me dantellë, që është edhe klasiku i verës. Mjafton pastaj një çantë lëkure dhe një palë syze.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Punën që se bëri Komuna e bëri familja Destani, rinovohen varrezat e vjetra të Tetovës (FOTO LAJM)
Kopështi Zoologjik i dalë nga ferri! Mediat britanike bëjnë rezil Shqipërinë (FOTO LAJM)
Ka lindur 12 djem por nuk është plotësisht e lumtur (FOTO LAJM)
albi66
Albi Nako i’a bën bajat Alba Hoxhës (FOTO LAJM)
Meghan tregon barkun e rrumbullakosur dhe merr dhuratën e parë për bebin (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media