Home Foto Lajm
Çuli ngjall reagime të forta pas sulmit të ashpër ndaj Mirush Kabashit
Drejtori i rikonfirmuar i Teatrit Kombëtar Henvin Çuli, ka sulmuar ashpër aktorin Mirush Kabashi.

Me fjalët, mashtrues ordiner, gënjeshtar, memec e grabitës, Çuli i përgjigjet ashpër intervistës së Kabashit në media.

I ftuar në studion e Eni Vasilit mbrëmjen e djeshme Kabashi u shpreh edhe kundër Çulit.

Menjëherë pas kësaj interviste Çuli ka reaguar në rrjete sociale duke u shprehur se në 15 vjet Kabashi e ka marrë rrogën kot, duke u ngjitur vetëm një herë në skenë.

Por të forta kanë qënë edhe reagimet e qytetarëve pas këtij sulmi, të habitur nga sjellja dhe fjalori i Çulit, qytetarët kanë mbështetur fort aktorin Kabashi.

Postimi i Çulit

"Hahahaha! Zoteria 'hani pini dhe rrembeni', pasi 'grabiti' per 15 vjet rrogen ne Teatrin Kombetar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti per godinen e Teatrit Kombetar.

Ky individ qe morri rrogen 15 vjet dhe u ngjit ne skenen e TK-se vetem me nje shfaqje, eshte objekt per librin e rekordeve Gines.

100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare.

Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje “grabites” te tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi “hani pini dhe rembeni” eshte edhe nje mashtrues ordiner.

Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq genjeshtar ordiner eshte saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit Altin Basha.

Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Genjeshtari ordiner thote se une i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e vepres “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar perpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenen e TK-se.

Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kerkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne c’drejtim te paditur rreshket,”-përfundon me ironi Çuli. /albeu.com/



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zvicër 5-2 Belgjikë, nota e Shaqirit dhe e Xhakës (FOTO LAJM)
Mavraj kërkon falje: Mos e vini në diskutim dashurinë time për fanellën e Kombëtares (FOTO LAJM)
Mbesa e Frank de Booer "çmend" fansat në rrjete sociale (FOTO LAJM)
Bora izolon Dardhën, 50 veta kanë mbetur të bllokuar (FOTO & VIDEO)
Shifra alarmante, rriten vjedhjet nga të miturit (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media