Home Foto Lajm
Macja Orakulli Akil zgjedh parashikimin e saj për ndeshjen hapëse të Botërorit (FOTO LAJM)
Tifozët rusë mund të jenë të lumtur para ndeshjes hapëse me Arabinë Saudite, duke qenë se orakulli Akil, ka parashikuar fitoren e tyre për këtë sfidë.

Macja e bardhë, e cila vjen nga një muze i qytetit të Shën Pjetërburgut, e quajtur Akil, ka zgjedhur ushqimin që gjendej në pjatën e Rusisë. Nuk është hera e parë që në botën e futbollit, pikërisht në Botëror, kafshët konsiderohen fatsjellëse.

Oktapodi Pol, që jetonte në një akuarium në qytetin Oberhausen të Gjermanisë u bë i famshëm në të gjithë botën për parashikimet e sakta të ndeshjeve të përfaqësueses së “Pancerave”, sidomos në Botërorin “Afrikë 2010”.

Që nga Kupa e Botës e para 8 viteve çdo event i rëndësishëm futbollistik ka parashikuesin e saj nga bota e kafshëve. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Inter 1-0 Milan, notat e lojtarëve (FOTO LAJM)
Serbi përqafon me shpirt shqiptarin e Kosovës (FOTO LAJM)
Koreografia e famshme e tifozëve të Interit (FOTO LAJM)
slovakia
Tifozja e Inter që po lë në hije Wanda Narën, do të jetë prezente në "San Siro" (FOTO LAJM)
wanda
Derbi i “nxehtë” edhe në shkallët e "San Siros" (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media