Home Foto Lajm
Era Istrefi: Shihemi shumë shpejt Rusia (FOTO LAJM)
Më 15 korrik do të mbahet finalja e madhe e Kampionatit Botëror të Futbollit. Deri më tani dihet vetëm skuadra e parë e kësaj finaleje, Franca, e cila po pret të dijë kundërshtarin që do të kualifikohet në gjysmëfinalen e sotme.

Ndërkohë “Live it up” është kënga e këtij Botërori “Rusi 2018” e kënduar nga Nicky Jam, Will Smith dhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi.

Tre këngëtarët nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes, por lajmëruan që në finale ata do të këndojnë në Rusi. E teksa dita e finales po afrohet, Era ka zbuluar se mezi po pret që të jetë në Rusi që të performojë para miliona tifozësh.

Këngëtarja ka shpërndarë një foto të stadiumit në “Instastory” dhe përmbi të e emocionuar ka shkruar: “Shihemi shumë shpejt Rusia”.

Ndërkohë kënga “Live it up” ka rezultuar një bashkëpunim mjaft i suksesshëm pasi deri tani ka një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Si 18-vjeçar, Taulant Balla feston me të rinjtë e PS-së në Jalë (FOTO LAJM)
"Z’bohet fjaaal", ku gjendet sot Seriali i famshëm i Kozetës (FOTO LAJM)
I gënjeu të gjithë, sa vjeç është në të vërtetë Linda Rei (FOTO LAJM)
Faqet e para të shtypit shqiptar për ditën e sotme (FOTO LAJM)
Rivaliteti nuk ka të ndalur, shikoni për çfarë përdoret fytyra e CR7 në Napoli (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media