Home Foto Lajm
"Seks në zyrë", zbulohet si e dënonte Enver Hoxha imoralitetin
Një dokument i Sigurimit të Shtetit në vitin 1973 ka hedhur dritë mbi mënyrën me të cilën "procedonte" Partia Komuniste e Enver Hoxhës, me rastet e skandaleve seksuale në zyrat e shtetit.

Dokumenti në fjalë është publikuar nga ish-drejtuesi i arkivit në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi.

Ai tregon për rastin e një punonjësi të njëri prej komiteteve të shumta të partisë dhe daktilografistes së atij komiteti, ku kjo e fundit ishte grua e martuar.

Në dokument, shkruhet se është mësuar nga "Partia" se instruktori i partisë dhe daktilografistja nuk kryenin detyrën e shenjtë të mësimit të Marksizëm- Leninizmit, por në të kundërt, kryenin akte imorale në zyrën e partisë.

Postimi i Dervishit:

1973/Imoralitet në komitetin e partisë

Kush ka dëshirë të lexojë se çfarë bëhej në kartotekën e një komiteti partie, midis instruktorit të partisë dhe daktilografistes së atij komiteti, bashkëlidhur gjen infon përkatëse.

***
Komitetet e Partisë së Punës ishin strukturat vendore të kësaj partie dhe vepronin në bazë territori (rrethi kryesisht). Organi udhëheqës i tyre ishte Byroja, e cila përbëhej nga krerët më të lartë të pushtetit të rrethit.

Brenda komitetit vepronte një aparat i cili imitonte në formë të vogël aparatin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Ky aparat, përveç punës ideologjike që bënte dublonte punët e qeverisjes.

Gjithë ditët shkonin kot duke sajuar raporte të kota e pa lidhje. Nga ky stil pune, shumë herë në orarin e punës, zyrat përdoreshin edhe për gjëra të tjera, pikërisht atëherë kur idili i dashurisë së instruktorëve ndizej më shumë se kurrë.

Në një komitet partie në vitin 1973 punonin një instruktor dhe një daktilografiste. Kjo e fundit kishte edhe burrin shofer të sekretarit të parë të komitetit të partisë.

Në mënyrë të fshehtë, instruktori dhe daktilografistja nuk po bënin punët që u kish ngarkuar partia. Rasti u bë shembull. Por të tilla që nuk u bënë shembuj kishte me qindra.

Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, instruktori për një periudhë prej 3 vjetësh mbante marrëdhënie me daktilografisten, duke anashkaluar detyrat që partia i kishte ngarkuar për edukimin marksist-leninist të masave.

Më 17.3.1973 dy sevdallinjtë u gjetën të mbyllur në kartotekën e komitetit të partisë, pikërisht aty ku mbaheshin larg syve të armikut dosjet e kuadrit komunist. /albeu.com/



Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Nxirrni albumet e vjetra nga dollapi, këto fotografi do t’ju bëjnë zili (FOTO LAJM)
Ti mi vodhe syzet? Ik se të blen dashnori të tjera! Plas keq mes vajzave të Call Centerit në Tiranë (FOTO LAJM)
Ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar refuzon një natë me Ronaldon (FOTO LAJM)
Vajza e fejuar i jep fund lidhjes paralele, por ndryshon mendim kur djali i tregon makinën (FOTO LAJM)
U vesh si bari? Ky stilist është "fajtori" për veshjet e çuditshme të Ramës (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media