Home Foto Lajm
Ishte koha kur trajneri i Kroacisë shëtiste Tiranës me xhinse "kaubojs" (FOTO LAJM)
Kroacia mbrëmjen e djeshmë çoi në shtëpi Anglinë dhe preku ëndrrën e finales së Botërorit ku tashmë do ti duhet të përballet me Fancën ku do të kërkojë të shkruaj historinë dhe të sjellë Kupën e Botës në Ballkan.

Por meritën kryesore të këtij suksesi sigurisht që e ka trajneri i tyre Zlatko Dalic, me punën e palodhur dhe me modestinë e tij.

Nëse sot ai është në finalen e Botërorit para 10 vitesh as që do e kishte menduar se kjo mund të ndodhte, por puna dhe vullneti i mirë të bëjnë që të arrishë majat.

10 vite më parë Dalic ishte si trajner i Dinamos në kampionatin shqiptar, dhe një foto e tij rrugëve të tiranës i veshur me stilin e xhinseve "kaubojs" po shpërndahet shumë në rrjetet sociale.

Zlatko Dalic në Dianmo ka qëndruar vetëm për një vit, ndërsa tashmë pas një dekadë ai është një nga trajnerët më të mirë të Botës që po shkruan histori. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Pakt me "djallin"? VIP-at shqiptarë që humbën peshë në mënyrë drastike
Gafa e Unitedit, nga Lukaku e bëjnë Lakaku (FOTO LAJM)
Zyrtare: Pepe Reina lojtar i Milanit (FOTO LAJM)
I mbeten pa shitur, klubi Sandhauzen përdor strategji të veçantë në marketing (FOTO LAJM)
Në rrjet plasin memet për stadiumin e ri të Tottenham (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media