Home Foto Lajm
Leku i drogës shkatërron kursin e këmbimit, shikoni sa ka rënë euro (FOTO LAJM)
Euro ka vijuar të humbasë pikë përkundrejt monedhës vendase edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 125.26 lekë, apo rreth 0.18 pikë më pak se një ditë më parë.

Prej fillimi të tetorit euro është zhvlerësuar me mbi 1 lekë, duke iu afruar nivelit më të ulët që nga data 7 qershor. Në fillim të qershorit euro kapi edhe minimumin e dhjetë viteve të këmbimit.

Ekspertët e këmbimit valutor e kanë të vështirë që të përcaktojnë arsyet e këtij nënçmimi të euros prej faktorëve të brendshëm në treg. “Të paktën nuk janë të matshëm,”-shprehen ata për Monitor.

Ndërsa aktorët kryesor të tregut thonë se një prej shkaqeve të nënçmimit është edhe qarkullimi i ulët i lekut, për shkak të volumeve të ulëta tregtare, ndërkohë që nuk mund të minimizohet efekti i sasisë së madhe të euros që gjendet në treg për shkak të aktivitetit të madh të grupeve kriminale me trafikun e lëndëve narkotike.

Euro ka qenë e dobët edhe në tregjet ndërkombëtarë. Aktualisht euro po këmbehet pranë niveleve më të ulëta të 12 muajve të fundit me dollarin amerikan. Por, edhe pse dollari amerikan ka qenë më I fortë në tregjet ndërkombëtare, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë është zhvlerësuar përkundrejt lekut. Një dollar është këmbyer gjatë ditës së sotme në nivelin e 109.08 lekëve, rreth 0.28 pikë më pak se një ditë më parë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kush janë 33 kriminelët më të kërkuar në Lezhë, mes tyre edhe një grua (FOTO LAJM)
Rama nuk heq dorë nga dialogu: Ose do vdesim të gjithë së bashku, ose… (FOTO LAJM)
Dessa Nunes, një tifoze hot nga Brazili për Napolin (FOTO LAJM)
Rama kërkon 300 studentë dhe live të dialogojë, Sali Berisha kundër (FOTO LAJM)
"Duam dialog dhe transparencë", Rama ka nje mesazh për studentët (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media