Home Foto Lajm
Babai i një fëmije të mitur, ky është fadromisti që u vra në Mat (FOTO LAJM)
Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një konflikti me armë që ndodhi disa minuta më parë në fshatin Shëlli të MAtit.

Personat që janë bërë shenjëstër e të shtënave kanë qënë duke punuar për hapjen e rrugës që lidh dy fshatrat Shtjefën-Shëlli, dhe në orarin e pushimit janë futur në një lokal aty pranë.

Në këtë moment Kujtim Koxha që ishte konfliktuar me ta pak më parë është kthyer me një armë dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre.

Viktima në vendgjarje është Mentor Hoxha. Hoxha mësohet se punonte si fadromist dhe ndodhej në Shëlli për hapjen e rrugës.

Ndërkohë ai në fotot e postuar mësohet se sapo ishte martuar dhe ishte baba i një fëmije të mitur.

Ndërkohë policia raporton se ka humbur jetën edhe një i plagosur i dytë gjatë transportimit për në Tiranë me helikopter. /albeu.com/



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
55 të dënuar në Burrel kërkojnë lirinë, letër Ministrisë së Drejtësisë (FOTO LAJM)
"Ky është Beni", nuk kanë të sosur memet në protestën e studentëve (FOTO LAJM)
"Bravo! As mua mos më kurseni", pedagogu del krahë studentëve të tij (FOTO LAJM)
"Nuk mund të jesh student i tyre!" Pas FSHN, dalin emrat e pedagogëve të Politeknikut (FOTO LAJM)
Tifozët e River Plate janë të çmendur, shikoni si e festojnë triumfin ndaj Bocas (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media