Home Foto Lajm
Miliarderi turk kërkon jahtin: Mund të dëmtohet (FOTO LAJM)
Autoritetet shqiptare nuk lejojnë që biznesmeni turk të tërheqë jahtin e tij nga Porti i Shëngjinit. Mësohet se Nedim Akyuz, pronari i jahtit të gjetur në det 12 milje larg portit të Shëngjinit ka kërkuar që të marrë jahtin.

Ai pretendon se jahti luksoz mund t’i dëmtohet duke qëndruar në port. Por, Prokuroria e Lezhës nuk e lejon pa kryer të gjitha hetimet mbi këtë ngjarje.

Burime bënë me dije se Akyuz ia kishte dhënë kapitenit të tij Sevgin Yavuz për të shkuar në Korfuz për të dërguar të vëllanë, por më pas gjatë kthimit ka humbur gjurmët në brigjet shqiptare.

Nuk dihet ende asgjë në lidhje me fatin e kapitenit dhe pse jahti ka mbetur në portin shqiptar.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zhduket 2-vjeçarja shqiptare në Greqi, nuk dihen ende shkaqet (FOTO LAJM)
Frika nga termetet, banorët e Durrësit do ta kalojnë sërish natën në qiell të hapur (FOTO LAJM)
Sevilla-Real Madrit, formacionet zyrtare: Rikthehet në formacion Ramos (FOTO LAJM)
Tërmeti i fuqishëm, shikoni pasojat që ka shkaktuar në Kavajë (FOTO LAJM)
Tërmeti ndau në dysh pallatin në Durrës, banorët tregojnë dëmet (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media