Home Foto Lajm
I bënë të gjithë aktor, Bes Kallaku zbulon futbollistin e kombëtares që luan në "Falco" (FOTO LAJM)
Bes Kallaku prej disa muajsh ka nisur xhirimet për filmin ‘Falco’, në të cilin ai ka rolin e regjisorit, skenaristit dhe aktorit protagonist. Në këtë film janë përfshirë shumë personazhe të njohur shqiptarë, të cilët janë zbuluar javë pas jave. Së fundmi Besi ka treguar se pjesë e filmit do të jetë edhe futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi.

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet se është improvizuar një skenë ku Cikalleshi firmos bashkë me Besin, që ka rolin e presidentit të klubit të Laçit. Nga fotografia e gjithë skena duket shumë origjinale, ndaj kush e shikon për një moment mund të mendojë se Cikalleshi mund të shkoj drejt Laçit. “Presidenti i KF Laçi, Falco Laçjani sapo mbylli transfertën e radhës për ekipin e Laçit. Falco vjen së shpejti”, ka shkruar Besi në përshkrimin e fotove për të shpjeguar gjithçka.


Kasti i aktorëve të filmit ‘Falco’ po zbulohet pak nga pak dhe puna që po bëhet për të është gjigande, ndaj ky duhet të jetë projekti më i rëndësishëm në gjithë karrierën artistike të Bes Kallakut.

View this post on Instagram

@falco_themovie @sokolcikalleshi nenshkruan me KF Laçi #falco the 🎥 coming soon.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Eneda Tarifa rikthehet te "Kënga Magjike" pas 11 vitesh mungesë (FOTO LAJM)
Juventusi - Lokomotiva e Moskës, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)
Plasi në "Dance With Me", sherr live mes Valer Kolnikaj dhe Ermal Peçit (FOTO LAJM)
"Më shumë se kur isha vajzë", 61-vjeçarja Sharon Stone më e dashuruar se kurrë me trupin (FOTO LAJM)
Sa herë del në ekran, mami i Arbanës paska një kritikë për të bijën (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media