Home Foto Lajm
Rihanna është gati të zëvendësojë fuqishëm Victoria’s Secret! Flet vetë sfilata (FOTO LAJM)
Rihanna prej disa kohësh është larguar nga muzika dhe vëmendjen e saj e ka përqendruar tek biznesi i të brendshmeve.

Mbrëmjen e kaluar ajo prezantoi në New York koleksionin e ri të pranverë-verë 2020 dhe sfilata ishte thjesht spektakël.

Modelet e saj dhuruan për publikun një shfaqje, e cila duket sikur ka zëvendësuar engjëjt e “Victoria’s Secret”.

Shfaqja e “Savage” do të transmetohet në ekran në më shumë se 200 shtet të botës dhe sipas atyre që e panë live, Rihanna ka përmirësuar çdo gabim që ka bërë ‘Victoria’s Secret” gjatë gjithë këtyre viteve.

Ajo ka goditur në pikën më të fortë të femrave, masën.

Teksa “Victoria’s Secret” krijonte të brendshme për masat e vogla, Rihanna ka bërë të kundërtën.

Në koleksionin e saj mund të gjejë veten çdo femër.

“Ka shumë femra në botë që thonë nuk e provoj këtë sepse nuk më përshtatet. ” “Savage” është këtu për ato. Me “Savage” mund të ndihen të sigurta”, është shprehur Rihanna gjatë sfilatës.

Epo duket se shkëputja e këngëtares nga muzika ia ka vlejtur dhe mezi po presim të shohim shfaqjen e saj të plotë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Festohet 120 vjetori i klubit, njihuni me koreografinë fantastike të tifozëve të Milanit (FOTO LAJM)
Klea Hutës i vjen në majë të hundës, shihni ç'bën Elgiti në shtëpi (FOTO LAJM)
Luftoi me kancerin, ndahet nga jeta ikona e kinematografisë botërore (FOTO LAJM)
Kjo është shqiptarja e vetme që Cristiano Ronaldo e ndjek në Instagram (FOTO LAJM)
Performanca e Eleni Foureira në "Festivalin e 58-të të RTSH-së" do jetë spektakël (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media