Home Foto Lajm
CV-ja skandaloze: Zbulohet deputeti që la nam me vetëdeklarimin (FOTO LAJM)
CV-ja e një deputeti të ri të Kuvendit të Shqipërisë është bërë objekt gallatë në rrjetet sociale. Në pjesën e eksperiencës së punës dhe angazhimit të mëparshëm ai shkruan se ka patur "eksperiencë kombëtarë, ndërkombëtare dhe mbarëkombëtare".

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në të qeshura duke theksuar njëkohësisht se Kuvendi sot është në ditën e tij më të zezë.

"Panorama" shkruan se bëhet fjalë për deputetin Kostaq Papa, pjesë e opozitës së re, i cili ka hyrë në Parlament nga lista e partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.

Kostaq Papa është kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar dhe ai shkruan në CV e tij se ka eksperiencë pune si “Konsulent Juridik Ndërkombëtar”. “ Koordinator Universitar” dhe “Drejtues në Institucionet e Shoqërisë Civile”.

Ndërkohë që si aktivitet shoqërore dhe politike shkruan se ka pasur “Në Institucionet Kombëtare e Mbarëkombëtare dhe Ndërkombëtare”.

Pikërisht ky shënim është bërë objekt i komenteve dhe lajmeve të ndryshme në rrjetet sociale dhe portale.

Por ajo që deputeti i Kuvendit të Shqipërisë shkruan në formularin e dekriminalizimit është akoma më interesante.

Kostaq Papa bën të ditur se është dënuar në vitin 2006 për veprën penale “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe për këtë ai ka marrë dënim të formës së prerë dhe ka paguar gjobën 50 mijë lekë të reja.

Ndërkohë që në vitin 2003 është dënuar nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “shpifje”. Ai që bën të ditur se e ka fituar gjyqin në Apelin e Durrësit dhe ka marrë pafajësinë.

Por ajo që bie në sy është fakti se Kostaq Papa i ka fshehur këto dënime në vitin 2017, kur u bë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në vitin 2017, deputeti i opozitës së re figuron i pastër.

Ndërsa në formularin e vitit 2019, kur i erdhi radha për të hyrë në Parlamentin e Shqipërisë, Kostaq Papa ka deklaruar dy dënimet, madje dhe faktin se ka ndryshuar emrin nga “Kostandin” në “Kostaq”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dasma superluksoze e Bleros dhe Afronës, momente që nuk duhen humbur (FOTO LAJM)
TERMETI/ Dalin pamjet e pacientëve të Spitalit Ushtarak (FOTO LAJM)
Mediat e huaja pasqyrojnë tërmetin në Shqipëri (FOTO LAJM)
Paralajmëroi tërmet apokaliptik, rrjetet sociale ironizojnë profecinë e Metës (FOTO LAJM)
TERMETI/ Dëmtohet stadiumi "Selma Stermasi" (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media