Home Foto Lajm
Tërmeti i fuqishëm, shikoni pasojat që ka shkaktuar në Kavajë (FOTO LAJM)
Tërmeti i rënë një ditë më parë që shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë vendin, preku shumë edhe Kavajën. Banesat e vjetra private dhe pallatet e ndërtuara përpara viteve 90′ ishin më të prekurat nga tronditjet e këtij tërmeti, ndërsa një pjesë e tyre janë bërë të pabanueshme.

Pothuajse 24 orë pas rënies së tërmetit grupi i emergjencës i ngritur në Bashkinë e Kavajës ka bërë edhe një përmbledhje paraprake të dëmeve të shkaktuara prej tij.

Kryetari i Bashksië së Kavajës z.Redjan Krali konfirmoi se deri tani i është dhënë ndihma e parë të gjithë atyre që kanë pasur nevojë dhe po punohet intensivisht së bashku me ekipin e emergjencës civile që shumë shpejt e gjithë situata të vihet nën kontroll të plotë.

Ndërkohë gazetari Kelment Baci konfirmon se deri më tani në Kavajë si pasojë e lëkundjeve të tokës nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Termeti ka bërë të pabanueshme 15 banesa private dhe mbi 50 banesa në 15 pallate kanë nevojë për ndërhyrje pasi ka çarje dhe plasaritje të mureve.

Ndërkohë për familjet e prekura nga tërmeti në Golem të Kavajës ai konfirmon se brenda pak orëve do të mbërrijnë nga Tirana disa çadra për strehimin e përkohshëm të banorëve.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Më shumë se kur isha vajzë", 61-vjeçarja Sharon Stone më e dashuruar se kurrë me trupin (FOTO LAJM)
Sa herë del në ekran, mami i Arbanës paska një kritikë për të bijën (FOTO LAJM)
Mendoheshin të zhdukura, kamerat regjistrojnë kafshët e ralla në Prespë (FOTO LAJM)
Pasi zbuloi se është në një lidhje, Mateus Frroku sjell të dashurën në emision (FOTO LAJM)
Pas ndarjes nga Loredana, Mozzik merr vendimin drastik (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media