Home Foto Lajm
"Vetullat e gjyshes" është trendi më i ri i makijazhit që do të transformojë fytyrën tuaj (FOTO LAJM)
“Vetullat e gjyshes” është fiksimi më i ri i vajzave që ndjekin trendet e bukurisë dhe na lejoni t’ju shpjegojmë përse!

Në qoftë se keni rrënjë të errët në flokë dhe vetulla të errëta, atëherë një aplikim delikat i një lapsi në ngjyrë gri, do të mbushë hapësirat boshe në mesin e qimeve të vetullës më mirë sesa një laps ngjyra e të cilit anon në kafe.


Kjo për shkak se si baza brune ashtu edhe bjondja artificiale janë dy nuanca të ftohta që do të shkonin më mirë me vetulla në nuancë gri sesa me atë të kuqërremtë që na ofron ngjyra kafe.

Por biondet e kthyera në brune nuk janë kandidatët e vetme për të përdorur lapsin gri.

Kjo ngjyrë ofron një përshtatje të mahnitshme për ato femra me flokët platin, të zinj ose atyre me thinja në vetulla, të cilat kanë nevojë për t’u maskuar.

Ju mund ta përdorni gjithashtu në kombinim me nuanca të tjera, si kafe, për të krijuar kontrast.

Ngjyra gri (e njëjtë me qymyrin dhe hirin) ndihmojnë në krijimin e një pamje të guximshme pa u dukur shumë e ashpër.

Edhe nëse flokët tuaj janë të zinj (ose pothuajse të zinj), grija mund t’ju lejojë një pamje më të butë. Provoni të aplikoni një laps gri në pjesën e brendshme të syrit dhe të zezën e butë në bisht.

Dhe këshilla e fundit, gjithnjë qëndroni para një drite të fortë në pasqyrë kur të shpalosni talentin tuaj mbi vetulla!

Na besoni, kur të dilni jashtë do të dukeni njësoj siç mendonit se dukeshit brenda!
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Të fuqishëm, ngjyrë ulliri dhe me flamurin tonë": Mediat serbe zbulojnë foto të helikopterëve të marrë nga Rusia
"Qyteti i fantazmave" ku është e ndaluar të hyni pas perëndimit të diellit
I la të gjithë gojëhapur, por e pabesueshme sa kushtoi fustani i Norës (FOTO LAJM)
Pas ndarjes nga Loredana, Mozzik fotografohet me modelen e njohur (FOTO LAJM)
Kanita thyen heshtjen, flet për herë të parë për lidhjen me reperin shqiptar (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media