Home Foto Lajm
Vuçiç publikon në Instagram dhuratën "shqip" nga gazetari Idro Seferi (FOTO LAJM)
Një fjalor shqip serbisht dhe serbisht –shqip ka qenë dhurata që gazetari Idro Seferi i ka bërë presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Një dhuratë që kreu i shtetit serb e ka treguar dhe në profilin e tij në Instagram

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka marrë një dhuratë nga gazetari, Idro Seferi, gjatë një interviste për televizionin Klan të presidentit serb. Vetë presidenti ka ndarë disa fotografi në rrjetet e tij sociale me fjalorin personal të gazetarit, të cilin e kishte blerë pas zhvendosjes në Beograd.

“Ndoshta një pjesë do ta marrin si shaka, por kjo është një dhuratë e çmuar për mua dhe do të mësoj disa fjalë kur të kem kohë”, ka theksuar Vuçiç.

Në dedikimin në fjalor Seferi ka shkruar: “Ekselencës së Tij, presidentit Alleksandar Vucic, fjalori im personal për një mirëkuptim më të mirë në të ardhmen se sa në të shkuarën”.

Kjo dhuratë e fjalorit shqip serbisht dhe serbisht shqip, i është bërë nga gazetari Seferi pasi në disa prej konferencave të Vuçiç, presidenti serb kur ka lexuar në shqip një pjesë të dokumenteve ka pyetur gazetarin nëse shqiptimi i tij është në rregull.

Vuçiç, gjatë intervistës ka theksuar se është i rëndësishëm dialogu me Kosovën dhe se kërkon një zgjidhje, por nëse jo atëherë realiteti i marrëdhënieve është kështu siç është. /abcnews.al/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Të fuqishëm, ngjyrë ulliri dhe me flamurin tonë": Mediat serbe zbulojnë foto të helikopterëve të marrë nga Rusia
"Qyteti i fantazmave" ku është e ndaluar të hyni pas perëndimit të diellit
I la të gjithë gojëhapur, por e pabesueshme sa kushtoi fustani i Norës (FOTO LAJM)
Pas ndarjes nga Loredana, Mozzik fotografohet me modelen e njohur (FOTO LAJM)
Kanita thyen heshtjen, flet për herë të parë për lidhjen me reperin shqiptar (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media