Home Foto Lajm
Një mënyrë për të reduktuar plastikën, gjejeni për çfarë i përdorin makaronat italianët (FOTO LAJM)
E dini se çfarë kanë të përbashkët baleti, xhinset dhe syzet? Që të gjitha janë shpikur në Itali. Tani, një tjetër simbol italian është duke tërhequr vëmendjen, si një zgjidhje e mundshme për një problem të madh mjedisor.

Në kohën kur bota kërkon mënyra të ndryshme për të zvogëluar mbeturinat plastike, makaronat e gjata mund të jenë një nga përgjigjet.

Kohët e fundit, përdoruesi i reddit u / GranFabio postoi një foto, duke treguar iniciativën që disa bare në Itali janë duke marrë. Sipas tij, makaronat e gjata po përdoren në vend të pipave.

Madje është interesante, pasi tashmë ekziston një kompani që shet makarona, që sipas tyre, zgjasin deri në një orë, janë pa shije dhe mund të lihen në grumbullimin e plehrave kur njerëzit mbarojnë me ta.

Gjithashtu kanë treguar se ata janë bërë nga gruri dhe uji, janë 100 për qind vegan dhe biodegradues, megjithatë, ato nuk janë të përshtatshme për njerëzit me intolerancë gluteni.

Sidoqoftë, është e qartë se këto institucione duhet të punojnë në zëvendësimin e gotave plastike, nëse vërtet dëshirojnë të përqafojnë mënyrën e jetës eko-miqësore.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kejvina mashtron "Instagramin"? Fansat e nxjerrin zbuluar (FOTO LAJM)
Djali i aktorit me famë boterore fotografohet përsëri me vajzën shqiptare (FOTO LAJM)
Thyen pritshmëritë, çfarë makine përdor aktori i preferuar i shqiptarëve (FOTO LAJM)
Ish-bashkëshorti u fejua papritur, reagimi i Khloe Kardashian është kaq i çuditshëm (FOTO LAJM)
Dhimbje dhe zi, VIP-at që humbën fëmijët në mënyrë të parakohshme (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media