Home Foto Lajm
Pasi zbuloi se është në një lidhje, Mateus Frroku sjell të dashurën në emision (FOTO LAJM)
Javën e kaluar Mateus Frroku dashur padashur zbuloi për lidhjen e tij të re të dashurisë.

1 vit pas ndarjes nga ish-e fejuara, ai flitet se ka krijuar lidhje me një vajzë që punon në “TV Klan“.

Anëtari i jurisë së “Dance With Me”, Gent Zenelaj tregoi se i ka parë disa herë lart e poshtë, megjithatë nuk zbuloi identitetin e vajzës.

Por duket se gjërat qenkan serioze dhe vajza që punon në “TV Klan” e ka shoqëruar Mateusin për në spektaklin e sotëm.

Në përfundim të performancës, Mateus puthi me dorë një vajzë nga publiku dhe nuk munguan ngacmimet e Gentit.

“Kush është? Është farefis? Kush është?” – i tha Genti, Mateusi ia ktheu dhe i tha se “është pretendente”.

Aty për aty, Genti ia ktheu: “Aaaaa, atëherë meqenëse pretendetja është në sallë, unë po të jap nëj 9”.

Në këtë mënyrë Mateusi na la sërish në pritje dhe ende nuk dihet se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Samir Ujkani reagon ashpër pas fjalëve për mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga UEFA e FIFA (FOTO LAJM)
Mori me vete 7 frymë: Si dukej pallati 6 katësh në Durrës ku u shuan dy familje (FOTO LAJM)
"Lamtumirë" Valverde, ky pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës (FOTO LAJM)
Këngëtari hap restaurantin e tretë ku të pastrehët mund të ushqehen falas (FOTO LAJM)
Çfarë nuk shihni pas filmave të famshëm, realizimi i super personazheve (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media