Home Foto Lajm
Del Mustang Lithium, “bisha” me motor elektrik 900 kuaj fuqi (FOTO LAJM)
Kompania amerikane Ford ka zbuluar këtë javë një model Mustang me motor elektrik, por që mbetet një mjet i fuqishëm, me 900 kuaj fuqi. Në panairin e makinave në Las Vegas u prezantua prototipi ndërsa në fund të muajit do të prezantohet edhe një SUV me motor elektrik.

E krijuar në bashkëpunim me kompaninë Webasto, Mustang Lithium, siç e kanë pagëzuar, ka 6 marshe manuale, diçka e pazakontë në tregun e makinave elektrike, të cilat, ndryshe nga makinat me naftë apo benzinë, nuk kanë nevojë për më shumë se një marsh. Sipas Josh Lupu, drejtorit të marketingut të “Webasto Customized Solutions”, kjo zgjidhe ishte bërë për të rikthyer kontrollin në duart e shoferit.

Sipas Ford, Mustang Lithium punon me një sistem me 800 volt, më shumë se dyfishin e makinave të tjera elektrike që janë sot treg. Shoferi mund ta ngasë atë në katër opsione, sport, pistë, “bishë” dhe “valet”, ky i fundit përdoret kur i jep çelësin dikujt tjetër.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kosovë-Angli, Rashica mposht Rashfordin me statistika (FOTO LAJM)
Një nga këto pulovra duhet ta shtoni me patjetër në garderobën tuaj (FOTO LAJM)
Ronaldo dy gola larg rekordit historik me kombëtaren portugeze (FOTO LAJM)
E ardhmja e makinave elektrike ndodhet në fund të detit (FOTO LAJM)
Kosovë-Angli, formacioni i mundshëm i 'Dardanëve' (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media