Home Foto Lajm
Shehaj denoncon Veliajn: Si e favorizoi "Fusha SHPK-n" pas një nate në hotelin luksoz
Ish-deputeti Agron Shehaj me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Bashkia Tiranë ka favorizuar klientin e saj kryesor dhe të preferuar Fusha SHP.

"Asnjë konkurent tjetër në tender dhe oferta e vetme e konsorciumit me në krye Fushën ishte sa 99,9999% e fondit limit. Korrupsion i pastër që përshkruhet në çdo manual për zbulimin e korrupsionit në tendera" shkruan ndër të tjera Shehaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

14,2 milionë euro i ka dhënë Bashkia Tiranë klientit të saj kryesor Fusha shpk për ndërtimin e katër shkollave me formulën e koncesionit, shpikja unike në botë e dyshës Rama-Veliaj për të vjedhur paratë publike. Asnjë konkurent tjetër në tender dhe oferta e vetme e konsorciumit me në krye Fushën ishte sa 99,9999% e fondit limit. Korrupsion i pastër që përshkruhet në çdo manual për zbulimin e korrupsionit në tendera.

8,2 milionë euro do jenë për ndërtim, kurse 6 milionë euro do jenë për mobilim dhe mirëmbajtjen e shkollave për 7 vitet e para. Kostoja e ndërtimit është 2-3 herë më e lartë se kosto e tregut, kurse ajo e mobilimit dhe mirëmbajtjes është 10 herë më të shtrenjta se tregu (në fakt, kostoja e mirëmbajtjes për vitet e para të godinave të reja është thuajse zero).

Mos mendoni se Fusha do vjedhë gjithë këto para publike duke e qerasur Kryetarin e Bashkisë vetëm me ndonjë natë në hotel luksoz.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me gruan që për 76 vite lindi 69 fëmijë (FOTO LAJM)
"Peshqit penis" pushtojnë plazhin (FOTO LAJM)
Miqtë e çiftit ngrenë dyshime për helmimin misterioz: Kush e bëri këtë gjë? (FOTO LAJM)
E "zhdukur" prej kohësh, Linda Rei tregon se me çfarë merret dhe ku jeton tani (FOTO LAJM)
Meghan Markle mer dhuratën prekëse për Krishtlindje nga babai i saj Thomas (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media