Home Foto Lajm
Gafa me tavanin, nuk hapet dera e stadiumit "Arena Kombëtare" (FOTO LAJM)
Albania Team ka arritur të depërtojë në brendësi të stadiumit “Arena Kombëtare”, ose me emrin e ri e njohur si “Air Albania”. Situata momentalisht nuk ështëaq e mirë, pasi ka shumë probleme dhe nuk dihet nëse do të jetë gati. Në fakt, ndeshja do të luhet, pavarësisht se stadiumi është “gjysma-gjel”.

Një gabim i madh i projektuesve dhe inxhinierëve të ndërtimit është parë te tribuna e gazetarëve. Një tribunë që ka shumë probleme, pasi nuk janë menduar disa detaje të rëndësishme. Një nga dyert e xhamit që të dërgojnë te gazetarët nuk hapet.

Askush nga personat nuk arrin ta hapë derën dhe kjo ka sjellë vështirësi të shumta te punonjësit. Sektori i gazetarëve dhe transmetimit mbetet një ndër problemet më të mëdha të stadiumit. Kantieri është i hapur dhe gjasat janë që të mos përfundojë në kohë, ose të paktën ashtu si do të donim.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Samir Ujkani reagon ashpër pas fjalëve për mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga UEFA e FIFA (FOTO LAJM)
Mori me vete 7 frymë: Si dukej pallati 6 katësh në Durrës ku u shuan dy familje (FOTO LAJM)
"Lamtumirë" Valverde, ky pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës (FOTO LAJM)
Këngëtari hap restaurantin e tretë ku të pastrehët mund të ushqehen falas (FOTO LAJM)
Çfarë nuk shihni pas filmave të famshëm, realizimi i super personazheve (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media