Home Foto Lajm
Vajza e Robert Aliajt mahnit jurinë e "The Voice Kids" në Belgjikë (VIDEO)
Nuk thonë kot që "dardha bie nën dardhë" e këtë na e vërtetoi më së miri vajza e vogël e Robert Aliaj, Gala.

Vajza e artistit shqiptar ka shkëlqyer në fazën e audicioneve të fshehta në “The Voice Kids” në Belgjikë, shtet në të cilin ajo është lindur dhe rritur.

Gala e cila konkuroi me këngën “Don’t know why” të Norah James bëri që të katërt antarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Fitorja e parë e Galës në këtë show bëri që familjarët e saj të emocionoheshin dhe të hidheshin përpjetë nga gëzimi, e sidomos Roberti- moment ky që u dha disa herë në video.

Arritjen e më të voglës së familjes Aliaj e shpërndau në “Instagram” fituesi i Big Brother, Arbër Çepani.

Duke shprehur me krenari se Gala ka krenuar fisin e tyre, Arbër shkruan i bindur se ajo do arrijë majat e suksesit botëror.

Duhet thënë se Gala e vogël ka një zë mjaft të bukur dhe performanca e saj nuk duhet humbur. Ne i urojmë shumë suksese përgjatë këtij rrugëtimi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I biri mungon në varrim? Me flamurin kuqezi, përcillet në varreza Nexhmije Hoxha (FOTO LAJM)
Disa sekonda para katastrofës, shkrepjet në momentin perfekt (FOTO LAJM)
Pas surprizës në mesnatë, urimi i Arminës për Shkëlzenin ishte më romantiku (FOTO LAJM)
Mundësia e skuadrave për të fituar Championsin, Atalanta lë mbrapa gjigandët europian (FOTO LAJM)
Do t'i shihni gjithandej në 2020, këto janë këpucët më trend të momentit (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media