Home Foto Lajm
Avokati publikon fotot e Ramës dhe Alex Sorosit në Mynih: Si ka mundësi i ndjek fati?!
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih në Gjermani, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, ku janë të pranishëm krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

Rama zhvilloi edhe një takim me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, me të cilin bisedoi për rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve, ku Kanadaja ka treguar gatishmërinë për të qenë pjesë, si edhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Por në Gjermani në të njëjtin qytet ishte edhe Alex Soros, djali i miliarderit dhe filantropit George Soros, shkruan faxweb.

Fotot i ka publikuar në rrjetet sociale, avokati Altin Goxhaj i cili shkruan se “si ka mundësi që i ndjek fati të dy që të rastisin bashkë.”

“Si i ndjek fati këta të dy more, gjithmonë rastisin bashkë në të njëjtën ditë, në të njëjtin qytet, me të njëjtët njerëz kur lëvizin jashtë!

EDvEri dhe Alex Soros sot në Mynih me Trudonë e Kanadasë që i ka çorapet me bojna si Edi dhe Alexi.. Pas pune kanë Pizhama dhe Çorape Party.”- shkruan Goxhaj.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Tirana fitoi 5-1 ndaj Partizanit, Rama poston foton e Gregut: Hall i madh! (FOTO LAJM)
Çfarë është koronavirusi dhe si ndikon ai tek organizmi i njeriut
Frikë nga koronavirusi? Pamje nga masat që morën socialistët në Kongres (FOTO LAJM)
I transformuar totalisht! Babai shqiptar që vrau të bijën në Australi nuk njihet më (FOTO LAJM)
Punimet për Unazën e Madhe, si do kryhet nga sot lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media