Home Foto Lajm
Pamje të rënda në kamp, vajza siriane gjendet e vdekur me sytë hapur nga i ftohti
Foshnja siriane 1 vjeç e 5 muaj, Iman Ahmed Leyla e cila kishte mbetur pa shtëpi për shkak të sulmeve të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij në Siri, raportohet se ka vdekur me sytë hapur nga i ftohti.

Ajo ndërroi jetë në një kamp në kufi me Turqinë ku ajo ishte strehuar.

Foshnja Iman u dërgua dje në mëngjes në spitalin Şifa në rajonin Afrin të Sirisë nga familja e saj, e cila pas migrimit nga Idlibi qëndronte në një barakë pa xhama në territorin e strehimit të përkohshëm në jugperëndim të Afrinit.

Pas mbërritjes së vogëlushes në spital u kuptua se zemra e saj kishte ndaluar së rrahuri.

Në fotografinë që spitali Şifa në Afrin ka ndarë, për të cilën thuhet se është shkrepur pas vdekjes së foshnjës, vërehet se Iman është me sytë hapur dhe se një dorë e drejton trupin e vogël të saj për shkrepjen e fotografisë.

Në raportin e spitalit rreth vdekjes së saj thuhet se foshnjës me peshë vetëm 4.5 kg i ka ndaluar zemra pas ndërprerjes së frymëmarrjes, si rezultat i ftohjes së rëndë.

Foshnja rezultoi se kishte vuajtur edhe nga kequshqyerja.

Si pasojë e luftës civile, në afërsi të kufirit Siri-Turqi kanë migruar rreth 1.8 milionë civilë që nga janari 2019 e deri më tani.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I biri mungon në varrim? Me flamurin kuqezi, përcillet në varreza Nexhmije Hoxha (FOTO LAJM)
Disa sekonda para katastrofës, shkrepjet në momentin perfekt (FOTO LAJM)
Pas surprizës në mesnatë, urimi i Arminës për Shkëlzenin ishte më romantiku (FOTO LAJM)
Mundësia e skuadrave për të fituar Championsin, Atalanta lë mbrapa gjigandët europian (FOTO LAJM)
Do t'i shihni gjithandej në 2020, këto janë këpucët më trend të momentit (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media