Home Foto Lajm
Foto zemërthyese! Nëna e re zbulon se si koronavirusi po i shkatërron vajzën dy muajshe (FOTO LAJM)
Në ditët e para të koronavirusit, COVID-19 u cilësua si një virus që dëmton dhe merr jetë vetëm tek të moshuarit.

Por kjo nuk është e vërtetë!

Një nënë nga Karolina e Jugut, ka postuar në Facebook disa foto të dhimbshme të vajzës së saj, vetëm dy muajshe e cila po lufton ndaj koronavirusit, raporton albeu.com.

Foshnja dy muajshe është në gjendje të rëndë shëndetësore, sic mund t'a shihni në foto galerinë e bashkëngjitur lajmit, ajo po merr frymë falë respiratorit.

Nëna, Ashley Hildebrand postoi fotografi të Ellie në faqen e saj në Facebook të dielën duke konfirmuar se e vogla e saj është e prekur nga ky virus i rrezikshëm.

Nëna e re ka deklaruar se foshnja e saj nuk kishte fillimisht simptoma, ndërkohë edhe ajo bashkë me bashkëshortin duhen të vetëkarantinohen larg vajzës së tyre e cila po lufton me jetën.

"Ajo nuk kishte asnjë simptomë më parë. Dukej se nuk mbushej lehtësisht me frymë por asgjë shqetësuese. Dhe mushkëritë e saj dukeshin mirë ditën e martë në kontrollin e saj dy mujor"- shkruan nëna e re në Facebook, duke bërë thirrje prindërve të kenë më shumë kujdes fëmijët e tyre.

Daily Mail| Përktheu:Albeu.com
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Të gjithë jeni përlotur, njihuni me vogëlushen ''Ova'' (FOTO LAJM)
Nga mbajtësja e çelsave te shtëpia luksoze, në ''muaj mjalti" me Rudinën dhe Mark Frrokun (FOTO LAJM)
I prekur nga COVID-19, Boris Johnson infekton edhe të fejuarën shtatzënë
Florian Binaj i del kundër Top Channel për programin e fundit: Turp! (FOTO LAJM)
Shqiptari me zemrën e madhe jep bukë falas në Itali: E di si është uria! (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media