Home Foto Lajm
Taulanti bëhet baba, emocionohet Graniti: Me fat që ju kam (FOTO LAJM)
Klevis, kështu Taulant Xhaka e ka quajtur djalin e tij, që bashkëshortja e tij Arbnora e solli në jetë një ditë më parë. Një emocion i veçantë për mesfushorin e Shqipërisë dhe Basel, ndërkohë që sigurisht edhe prindërit e tyre janë gëzuar që tanimë kanë edhe një nip.

Sigurisht gëzim të madh ka përjetuar edhe Granit Xhaka, i cili tashmë është bërë xhaxha. Fjalë zemre prej futbollistit të Arsenal, që ka postuar një foto në rrjetet sociale. “Doja të ndaja me ju gëzimin dhe emocionin më të madh që kam ndjerë sot kur mora lajmin që jam bërë XHAXHA.

Faleminderit ZOT! Vëllai im, Taulant Xhaka, dhe Arbnora sollën sot në jetë djalin e mrekullueshëm me emrin Klevis, që ta gëzojë emrin, të këtë jetë të gjatë dhe plot shëndet në jetë. Axha Granit ju uron çdo të mirë dhe sa me shumë shëndet për ju të gjithë.

Të njëjtin gëzim dhe emocion kam ndjerë, si ditën që u bëra vetë baba. Zot, faleminderit për këtë dhuratë. Jam shumë, shumë i lumtur dhe me fat që ju kam. Axha Granit, Leonita dhe Ayana ju duan fort. Jemi shumë, shumë krenarë. Gjithmonë do jemi me ju”, shkruan Granit Xhaka
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kryefjala e trendit të momentit, si u veshën të famshmet shqiptare me kuadrate (FOTO LAJM)
Kur i propozoi për martesë, Argjentina Ramosaj ndan pamjet e rralla me bashkëshortin (FOTO LAJM)
Ky pritet të jetë formacioni i Milanit pas transferimeve të janarit (FOTO LAJM)
U shpall mashkulli më seksi në botë, aktori kapet në momente intime me bukuroshen (FOTO LAJM)
Jo vetëm në SHBA! Dua Lipa angazhohet edhe në zgjedhjet e Kosovës (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media