Home Foto Lajm
Nga 10 futbollistët më të paguar në Francë, 9 janë të PSG-së (FOTO LAJM)
PSG dominon gjithçka sa i përket futbollit në Francë, me kryeqytetasit që nuk kanë konkurrencë, sidomos për sa i përket shpenzimeve dhe pagave të lojtarëve.

"Actu Foot" ka publikuar pagat e lojtarëve, së bashku me fitimet nga reklamat dhe në 10 lojtarët më të paguar, janë plot 9 nga PSG dhe vetëm një nga Monaco.

I vetmi që mban flamurin e një ekipi tjetër, është Ben Yedder, sulmuesi i Monaco, i cili përfiton 8.4 milionë euro në sezon, 100 mijë euro më shumë se sa Icardi i vendit të 10.

Në vendin e parë qëndron Neymar me 48 milionë euro, plot 27 milionë euro më shumë se shoku i tij Kylian Mbappe, i cili përfiton 21 milionë euro. Diferencë vërtet e frikshme nga vendi i parë tek i dyti. Treshen e plotëson Cavani me 3 milionë më pak se Mbappe.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këshilltari i Merkel sulmon Sorecan me foton e tankeve në Tiranë; E turpshme për BE!
U shërua nga COVID-19 pasi u infektua në punë, mjeku dëshiron të kthehet prap në shërbim
Ngjarje e tmerrshme nga Rusia: Vrau 5 persona pse bënë zhurmë (FOTO LAJM)
Pamje për të mos u humbur! Kështu duket Shqipëria në kohën e koronavirusit (FOTO LAJM)
Bayerni i kthehet normalitetit, këto janë pamjet nga stërvitja e sotme (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media