Home Foto Lajm
Plas sherri, Aida Shtino i përvishet Arbana Osmanit: Asnjë pikë etike s'keni! (FOTO LAJM)
Pavarësisht mungesës për shumë vite në televizion, Aida Shtino njihet si moderatorja e "Njerëzve të Humbur", emision i cili ka bërë të lumtur qindra shqiptarë.

Së fundmi, gjatë emisionit dua të të bëjë të lumtur, është përmendur emri i saj dhe emisioni që prezantonte, dhe si duket kjo gjë nuk e ka bërë të lumtur Shtinon.

Moderatorja i referohet një deklarate të bërë në emisionin e 14 marsit, ku pas 53 vjetësh një burrë takoi për herë të parë nënën e tij.

Në emision ai tha se as Aida nuk ia ka gjetur nënën e tij, por këtë mision e ka përmbushsur me sukses “Dua të të bëj të lumtur”.

E revoltuar, Aida shprehet se zotëria në fjalë nuk ka qënë kurrë në emisionin e saj, duke e quajtur një "trillim".

“Unë gëzohem shumë që ky zotëri e gjeti nënën biologjike, por gazetarët e emisionit që përgatisin këtë emision, duhet të investigojnë kur përmendin emisione dhe emra.

E çuditshme se në 4000 raste të humburish që kam pasur të denoncuar në emisionin tim, ky zotëria në fjalë nuk ka qenë asnjëherë!!!”

Ajo vijon të shprehet se po përbaltet emri i saj dhe i emisionit, falë të cilit janë gjetur 1600 të humbur.

Më tej Aida kritikon emisionin e Arbana Osmanit, për të cilin thotë se nuk e respekton etikën dhe ndjenjën njerëzore.

“Nëse ky është profesionalizëm s’di çtë them… Nuk respektohet asnjë kod etike dhe asnjë ndjenjë njerëzore, për të cilën ata njerëz kanë vuajtuar një jetë”, shprehet Aida. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këshilltari i Merkel sulmon Sorecan me foton e tankeve në Tiranë; E turpshme për BE!
U shërua nga COVID-19 pasi u infektua në punë, mjeku dëshiron të kthehet prap në shërbim
Ngjarje e tmerrshme nga Rusia: Vrau 5 persona pse bënë zhurmë (FOTO LAJM)
Pamje për të mos u humbur! Kështu duket Shqipëria në kohën e koronavirusit (FOTO LAJM)
Bayerni i kthehet normalitetit, këto janë pamjet nga stërvitja e sotme (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media