Home Foto Lajm
Shqiptari me zemrën e madhe jep bukë falas në Itali: E di si është uria! (FOTO LAJM)
Italia është vendi më i dëmtuar në jetë njerëzore nga COVID-19.

Ndërkohë që qytetarët vazhdojnë të jenë në izolim, një shqiptar ka bërë një vepër bamirësie të mrekullueshme.

Shqiptari Edmond Prenga, pronari një furre buke pranë Piazza Bologna të Romës, filloi një fenomen që është përsëritur nga bizneset e tjera lokale përreth Romës.
Sipas

Sipas mediave italiane, 39-vjeçari Prenga, pronar i furrës së bukës Bon Pan në Via Lorenzo il Magnifico, vendos çanta me bukë jashtë dyqanit të tij në mëngjes, falas për ata në vështirësi financiare, si rezultat i humbjes së punës nga Coronavirusi.

Ai i lë çantat nën një mesazh në italisht: Nëse ju duhen, kjo është për ju, gjithçka do të jetë në rregull.

"Kam provuar urinë, kam mbërritur në Itali në vitin 1998 pa asnjë liretë, unë i di mirë këto probleme" – i tha ai gazetës romane "Il Messaggero".

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
U gjetën të pajetë në shtëpi, zbardhet shkaku i vdekjes së aktorit të Twilight dhe të dashurës (FOTO LAJM)
Nuk e përballuan dot karantinën bashkë, aktori i njohur turk ndahet nga e dashura (FOTO LAJM)
Incident në mbledhjen online, politikania del topless para kolegëve (FOTO LAJM)
Ish-eskorta i "hap sytë" grave, këto shenja tregojnë se partneri juaj po ju tradhëton (FOTO LAJM)
E ka zënë "halli", modelja ruse kërkon ndihmë 11 milion fansave për fotot joshëse (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media