Home Foto Lajm
Rrëzohet avioni me 107 persona në bord (FOTO & VIDEO)
Një avion i Pakistanit është rrëzuar në qytetin Karachi nga fluturimi nga Lahore, thonë zyrtarët e aviacionit.

Sipas mediave të huaja, avioni ku ndodheshin 107 pasagjerë, po fluturonte nga Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah.

Fotografitë e shpërndara në mediet sociale tregojnë tymin nga vendi i përplasjes, e cila njëherit është zonë banimi.

Ndërkaq bëhet e ditur se shërbimet e urgjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Avioni u rrëzua në Karachi. Ne po mundohemi të konfirmojmë numrin e udhëtarëve, por fillimisht janë 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit”, ka thënë zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në vend, Abdul Satta Khokhar
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Noizy e quajti dhëmbë-kalbur, Dasara flet për sherrin e bujshëm me reperin
Traditat japoneze që janë shumë larg normales tonë (FOTO LAJM)
Disa nga vendet natyrale që kanë një pamje unike (FOTO LAJM)
U kthye me Mozzik? Loredana kapet "mat" me të dashurin e ri (FOTO LAJM)
Vështrimet e turpshme që do të mbahen mend gjatë, kanë vënë në siklet VIP-at (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media