Home Foto Lajm
Rrëfehet aktorja e serialeve turke: Nuk mund të bëj fëmijë (FOTO LAJM)
Aktorja Larissa Gacemer ka bërë një rrëfim të sinqertë duke i kthyer përgjigje të gjithë fansave që i shkruajnë vazhdimisht pse ajo dhe bashkëshorti i saj nuk bëhen me fëmijë.

Larissa e cila është nga Brazili, por jeton në Stamboll dhe njihet nga rolet e saj në serialet turke, tregoi në një video të postuar në Instagram se ajo nuk mund të bëjë fëmijë dhe e ka pranuar këtë fakt. Aktorja i kërkoi fansave mos t’i bëjnë më pyetje të tilla sepse ajo është e lumtur dhe bashkëshorti i saj gjithashtu.

“E kuptoj që shumë prej jush e thoni me qëllim të mirë, por kanë filluar komente negative dhe pa respekt që pyesin “Pse nuk bëni fëmijë?”. Unë nuk bëj fëmijë. Unë dhe Burak e kemi provuar vite më parë, por nuk ndodhi. Burak më ka pranuar kështu si jam. Edhe unë e kam pranuar veten. Zoti më ka krijuar kështu”-tha Larissa.

Aktorja u mbështet gjerësisht nga fansat për deklaratën e saj. Ajo bëri edhe një postim tjetër ku u shpreh: “Nuk e postova videon për t’ju mërzitur. Ju lutem mos u shqetësoni. E postova për të ndërgjegjësuar njerëzit që të mos flasin pa ditur diçka”./who

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Traditat japoneze që janë shumë larg normales tonë (FOTO LAJM)
Disa nga vendet natyrale që kanë një pamje unike (FOTO LAJM)
U kthye me Mozzik? Loredana kapet "mat" me të dashurin e ri (FOTO LAJM)
Vështrimet e turpshme që do të mbahen mend gjatë, kanë vënë në siklet VIP-at (FOTO LAJM)
Deputeti tërheq vëmendjen në Kuvend, flokët kapelon dhe baluket e ndara në mes (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media