Home Foto Lajm
Olta Boka është shtatzënë me djalin e deputetit shqiptar (FOTO LAJM)
Këngëtarja Olta Boka hyn në kategorinë e personazheve publikë që janë mjaft diskretë përsa i përket jetës private.

Mirëpo, në mars të vitit që lamë pas ajo vendosi ta bëjë më në fund “zemrën gur” dhe të flasë për herë të parë për romancën që po shijon prej vitesh.

Olta është në një marrëdhënie dashurie me djalin e deputetit Shezai Rrokaj. Ai quhet Iv dhe Olta tregoi asokohe se udhëton shumë me të.

Ndër të tjera bukuroshja pohoi se nuk dëshiron që lidhja që ka me të, të jetë në qendër të mediave pasi siç u shpreh ajo, dëshiron që ta mbajë për vete.

Mirëpo, një bekim kaq të madh sa ky i fundit Olta s’ka mundur ta mbajë dot më gjatë për vete!

Këngëtarja është në pritje të ëmbël të një bebushi, shkruan IconStyle.

Ajo dhe partneri, Iv Rrokaj, do të bëhen prindër për herë të parë.

Burimet tregojnë se barku i rrumbullakosur i Oltës tashmë është mëse i dukshëm, aq sa nuk mundet t’i shpëtojë më syrit të njerëzve.

Olta ende nuk e ka dhënë zyrtarisht këtë lajm të bukur dhe nuk dihet cila është gjinia e fëmijës apo muaji i shtatzënisë, megjithatë mbetet ta mësojmë së shpejti!

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Noizy e quajti dhëmbë-kalbur, Dasara flet për sherrin e bujshëm me reperin
Traditat japoneze që janë shumë larg normales tonë (FOTO LAJM)
Disa nga vendet natyrale që kanë një pamje unike (FOTO LAJM)
U kthye me Mozzik? Loredana kapet "mat" me të dashurin e ri (FOTO LAJM)
Vështrimet e turpshme që do të mbahen mend gjatë, kanë vënë në siklet VIP-at (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media