Home Foto Lajm
Oriola Marashi si nuk e keni parë asnjëherë, e ëma i publikon fotot (FOTO LAJM)
Facebook-u ka rikthyer në kujtesë disa foto të Oriola Marashit kur ka qenë në universitet. Kjo gjë i ka ndodhur nënës së saj Xhoi Jaka në profilin e rrjetit social.

Duket se këto foto kanë ngjallur mjaft “trishtim” te Xhoi pasi ajo do ta shoh sërish vajzën e saj të jetë pjesë e muzikës klasike.

Me lejen e së bijës ajo publikoi sot disa fotografi ku tregohet pasioni që ka patur më herët Oriola.

Postimi i plotë

Për çdo nënë fëmija i saj është me i bukuri dhe më i talentuari në botë, kështu më duket dhe mua bija ime e ëmbel,nënat japin Dashuri. Përkushtim. Kohë gjumë dhe zgjuar duke menduar dhe bekuar fëmijën e saj gjatë rrugëtimit të jetës që është padyshim plot vështirësi, kthesa e pengesa.
Oriola ime ka bërë mijra foto per shumë shtepi mode në shqipëri dhe kosove, por edhe përtej kufive e ka prekur suksesin me Dolce&Gabbana dhe Guees Kompani,ka sfiluar dhe ka ekspozuar veshjet e tyre të bukura dhe sharmante.
Ama për mua fotot me të bukura të të gjithë kohërave mbeten kur ka kënduar muzikë operistike solo dhe në kor.
Sot mi solli fb këto 2 foto kur Ori ishte studente në universitetin e arteve për muzikë klasike dhe zemra me rrahu fort.
Aty e kam shpirtin deri sa ajo ta rinisë edhe njëherë atë muzike pêr të cilën studioj 9 vite e të ma ngroh zemrën edhe njëherë më zërin e saj të rrallë.
Deri atëherë do pres me durim sepse ajo e zotëron në mënyrë perfekte atë muzikë që është edhe pasioni im i hershëm ta shikoj në skenë klasike.
Ps- fotot mora guxim dhe e ekspozova sepse e kishte hedhur njërën në story ndryshe nuk e beja dot, ka dhe vidio në skenë që kur të vi momenti i duhur me lejen e saj sigurisht do i risjell.sepse fëmijëve duhet t’u marrim leje për gjerat dhe dëshirat e tyre , unë e bej gjithnjë, bëjeni edhe ju 🙏 sepse sjell paqe mes jush kjo gjë.
Fëmija është dashuria më e madhe në jetë, e pazëvëndësueshme!

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Vështrimet e turpshme që do të mbahen mend gjatë, kanë vënë në siklet VIP-at (FOTO LAJM)
Deputeti tërheq vëmendjen në Kuvend, flokët kapelon dhe baluket e ndara në mes (FOTO LAJM)
Mes tyre edhe Shqipëria, ndërkombëtarët zgjedhin fotot më kreative për distancimin social (FOTO LAJM)
E FUNDIT/ Nisin hetimet, SPAK merr në pyetje tre specialistët që firmosën shembjen (FOTO LAJM)
Të gjitha gjërat që vazhdon t'i bësh gabim dhe sot (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media