Home Foto Lajm
Para se të takonte Mbretëreshën, si mori Meghan leksione për të pirë çajin (FOTO LAJM)
Para se Meghan Markle të bëhej dukeshë, ishte një njeri normal si të gjithë ne. Në fjalë të tjera, nuk dinte rregullat dhe protokollet mbretërore, nuk dinte si të ulej, si të përulej dhe si të pinte çaj me Mbretëreshën.

Sidoqoftë, Meghan bëri më të mirën dhe u regjistrua për një kurs me Edmund Fry, një ekspert etike që operon në Londër dhe drejton një dhomë çaji në Kaliforni. Sipas një raporti në The Daily Mail, leksionet zgjatën dy orë dhe mbuluan gjithçka, duke nisur nga si të mbash pirunin dhe si të pish çaj në mënyrën e duhur.

“I pëlqeu aq shumë sa donte të rikthehej,” tha Fry. “Brezi i ri nuk e i ç’është porcelani i mirë dhe nuk ia ka idenë si mbahet filxhani dhe pjata, aq më pak si mbahet thika dhe piruni.”

“Njerëzit drejtohen te unë për të kuptuar si duhet të sillen në evente shoqërore,” vijon Fry. “E njëjta gjë ndodhi me Meghan. E dinte që do të pinte çaj me Mbretëreshën dhe nuk dinte si të sillej.”

Mesa duket, Meghan mori gjithë informacionin që i duhej sepse ajo dhe Mbretëresha pijnë çaj rregullisht dhe s’është raportuar asnjë fiasko pirunësh dhe pjatash.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Deputetë, këngëtarë e gazetarë! Kush ishin "VIP-at" që dolën në shesh për të protestuar (FOTO LAJM)
E PABESUESHME/ E vitit 1998, ja makina që përdor Hoti (FOTO LAJM)
E dinit që ekziston edhe "Super Topi i Artë"? Ja legjenda që e ka fituar (FOTO LAJM)
Më mirë nami sesa syri! Mijëra shqiptarë dalin në shesh për të protestuar (FOTO LAJM)
Si rrallë herë më parë, VIP-at shqiptarë zbresin në shesh për të protestuar (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media