Home Foto Lajm
Ju kujtohet djaloshi dyvjeçar që pinte 40 cigare në ditë? Shikoni si duket tani (FOTO LAJM)
Në vitin 2010, bota ishte shokuar nga rrëfimi i djaloshit nga Indonezia i quajtur Ardi Rizal. Asokohe ai ishte vetëm dyvjeçar por pinte 40 cigare në ditë.

Në fakt në videon e publikuar që ishte bërë virale, shihet se si ai ishte bërë i varur nga duhani gjë që kishte filluar t’i shkaktonte probleme shëndetësore

Njerëzit nga e mbarë bota ishin shokuar kur panë videon e vogëlushit duke pirë cigare, ndërkaq ajo çfarë e zemëroi më shumë opinionin është, kur u kuptua se vogëlushi në fakt nuk ishte dyvjeçar kur filloi konsumimin e cigare por vetëm 18 muajsh.

Por pasi që çështja e këtij vogëlushi u bë globale, qeveria indoneziane ndërhyri dhe kështu e dërguan në një qendër rehabilitimi, por edhe aty ai kishte hasur në probleme, pasi heqja dorë nga shprehia e vjetër i shkaktoi një problem tjetër.

Ai filloi të shtojë në peshë dhe brenda pak kohe humbi vetëkontrollin duke ngrënë gjithçka që i vinte në dorë, por pas insistimit të mjekëve ai sot bën një jetë të shëndetshme.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Fustanet e nusërisë që zgjodhën VIP-at për ditën e madhe (FOTO LAJM)
Angela Martini në ditët më të këqija, çfarë i ka sjellë kaq shumë pasoja (FOTO LAJM)
Shqiptari qëllohet me armë zjarri në mes të plazhit (FOTO LAJM)
Jo vetëm luks, nga zhdukja e Suada Sherifit te arrestimi i bashkëshortit për afera droge (FOTO LAJM)
Adelina Ismajli flet për herë të parë për bashkëshortin: Është 3 vjet më i ri se unë, por i heq kapelën (FOTO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media