Home Foto Lajm
Propozimi i Markut, Rudina Dembacaj flet mes lotësh: Nuk e përjetova siç duhet (FOTO LAJM)
Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj tregoi detaje nga propozimi për martesë që i bëri Mark Frroku disa ditë më parë.

Ish-deputeti i propozoi gjatë pushimeve të tyre në Kapadokia, në Turqi.

Rudina rrëfeu mes lotësh se gjithçka ishte shumë magjike, mirëpo për shkak të mungesës së të atit nuk e përjetoi dot siç duhej.

Kujtojmë se babai i saj u nda nga jeta pak kohë më parë, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

"Për shkak se mua më mungon shumë ai person, s’e kam përjetuar këtë gjë siç duhet ta përjetoja. Pas vdekjes së tim eti nuk është asgjë si më parë.

Mundohem që për mamanë dhe motrën të jem mbështetja. Unë përveç familjes time kam pasur dhe Markun. Prezenca e Viktorias sfumon çdo lloj dhimbje, por unë do të jem vajza e babit dhe ai ishte shumë i lumtur, sepse më ka mësuar të mos e gënjej veten.

Unë do të vijoj të mos gënjej kurrë sepse ai rriti një vajzë të tillë. I kërkoj ndjesë publikut, më mungon pafund", u shpreh Rudina.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Agron Llakaj kaloi COVID-19 bashkë me bashkëshorten: Më në fund ia dolëm! (FOTO LAJM)
Falë pandemisë, si ja doli Jeff Bezos tani të jetë dy herë më i pasur se Mark Zuckerberg
Kostumet e Halloween që shokuan botën (FOTO LAJM)
Në pritje të fëmijës së parë, modelja pozon nudo (FOTO LAJM)
Fatma feston ditëlindjen, Alfio e surprizon me dedikimin më special (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media