Home Foto Lajm
Për shkak të këtij filmi, Jennifer Aniston do hiqte dorë nga aktrimi (FOTO LAJM)
Aktorja e njohur, Jennifer Aniston, ka rrëfyer së fundmi se ka menduar të heqë dorë nga aktrimi gjatë një podcasti me Jason Bateman.

“Të tërhiqem? Po më ka shkuar në mend para dy vitesh, por s'e kisha menduar kurrë më parë”, u shpreh aktorja.

Jennifer shton se kjo ka ndodhur para “The morning show”.

“Ishte një punë që e çova deri në fund dhe thashë uau, më mori gjithë jetën ky projekt. Dhe se di a është kjo ajo që dua”, tha Jennifer.

Aktorja nuk e përmendi se cili projekt e ka bërë ta mendojë këtë, por para “The morning show”, ajo ka xhiruar në 2018 “Dumplin” dhe “Murder Mysery” në 2019.

Megjithatë Aniston ka folur pozitivisht për aktorin Adam Sandler, me të cilin bashkëpunoi në “Murder Mystery”, ndaj me siguri filmi që e ka bërë të mendojë të heqë dorë nga karriera mund të jetë “Dumplin”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Agron Llakaj kaloi COVID-19 bashkë me bashkëshorten: Më në fund ia dolëm! (FOTO LAJM)
Falë pandemisë, si ja doli Jeff Bezos tani të jetë dy herë më i pasur se Mark Zuckerberg
Kostumet e Halloween që shokuan botën (FOTO LAJM)
Në pritje të fëmijës së parë, modelja pozon nudo (FOTO LAJM)
Fatma feston ditëlindjen, Alfio e surprizon me dedikimin më special (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media