Home Foto Lajm
Një djalë jashtë? Fjorela tregon pse u pezullua nga "Përputhen" (FOTO LAJM)
Pas shumë ditësh mungese në “Përputhen”, Fjorela është rikthyer sërish në emision. Arsyeja e pezullimit nga produksioni ishte për shkak të vonesës në orar.

Kur u pyet nga moderatorja Bora Zemani lidhur me vonesën, ajo kërkoi ndjesë publike për neglizhencën e treguar. Ndërsa tha se në një takim shoqesh qëndroi shumë vonë, dhe nuk mundi të nesërmen të vinte në kohë për xhirime.

Ndërkohë Ana iu drejtua ashpër Fjorelës dhe i tha se neglizhenca e treguar prej saj ka lënë pezull një produksion të tërë.

Fjorela: Ishte një neglizhencë nga ana ime. Nuk është se ishte një gjë e rëndësishme, një mbledhje gocash e kaluam orarin. Nesër kishim xhirime dhe nuk arrita që të vija në kohë. Isha mbledhur me gocat e mia, na tejkaloi orari siç ndodh.

Bora: Si e prite vendimin e produksionit?

Fjorela: Unë jam person që kur bëj gabime e pranoj, dhe vendimin e prita. Unë mendoj të bëhet siç është e drejta.

Ana: Është një neglizhencë totale, nuk mund të lesh një staf të tërë, një produksion 20 veta konkurrentë tre orë vetëm se ti ke dalë me shoqet. Kur ke marrë një përgjegjësi, qëndroi rregullave. Buzëqeshja në fytyrën e Fjorelës duket se ka zgjedhur një djalë jashtë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Sindi del nga vetja dhe sulmon keq Melisën: Ti bën s*ks për një kafe! (FOTO LAJM)
Për herë të parë, Jonida Maliqi zbulon arsyen e divorcit: Vendimi më i vështirë!
I bëri twerk për ditëlindje, godet sërish Arjoni: Tregoi karakterin! (FOTO LAJM)
Publikon foton e parë me të birin, Gold Ag emocionon me fjalët (FOTO LAJM)
"Ndihem shumë keq", Rita Ora gjobitet me 10 mijë paund pas festës së ditëlindjes (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media