Home Foto Lajm
Salsano Rrapi publikon si asnjëherë momente me 2 vajzat e tij (FOTO LAJM)
Aktori dhe moderatori i njohur, Salsano Rrapi preferon që jetën private ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Ai është baba i 2 vajzave, Marg dhe Ama. Ai preferon që 2 vajzat e tij të vogla të mos i publikojë në rrjetet sociale.

Mirëpo Salsano ka bërë një përjashtim mbrëmjen e djeshme. A ka publikuar një video ku shihet se vajzat kanë marrë bojërat dhe kanë nisur ta pikturojnë.

“Para xhirimeve të filmit: Babai indian. Make up artist: Maram”, ka shkruar Salsano.

Arsyen pse Salsano përpiqet ta mbajë larg vëmendjes mediatike familjen e tij dhe sidomos dy vajzat e tij, ai e zbuloi në një intervistë në Rreze Dielli:

"Është instiktive pse ne nuk duam t'i nxjerrim vajzat në rrjete sociale. Jam supersticioz, kam përshtypjen se po të nxjerr një foto të vajzave, nesër ato do të sëmuren. Vajza ime e vogël sikur sëmuret pak më shpesh, por të vogla janë.. do të sëmuren."

Aktori shtoi se në këtë zgjedhje ndikon edhe fakti që si ai, si nëna e fëmijëve të tij, Ejona Kakeli janë personazhe publikë:

"Vajzat janë ende të vogla. Dua që këtë zgjedhje ato ta vendosin kur të rriten nëse duan të dalin në postime ose jo. Ne jemi personazhë publikë dhe ky fakt mund të ndikojë tek ato në të ardhmen.”

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Të fiksuar pas "Doktorit të mrekullive"? Në jetën reale i lidhur me aktoren e njohur (FOTO LAJM)
Pozat e saj joshëse shkaktuan "furtunë" në rrjet, kush është modelja e njohur (FOTO LAJM)
Me baladat e famshme, Rozana Radi lajmëron pjesëmarrjen në Kënga Magjike? (FOTO LAJM)
As operacioni i vështirë s'e ndali dot! Dafina nis xhirimet për videoklipin e ri (FOTO LAJM)
Kourtney Kardashian ndez rrjetin, foto me të brendshme për markën e njohur (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media