Home Foto Lajm
"Luftën" mes Shqipes dhe Elvisit të "Përputhen" e deklarojmë të hapur (FOTO LAJM)
Mes ish-konkurrentes së "Përputhen", Shqipes dhe një prej djemve aktual në program, Elvisit kanë nisur thumbat e kunjat në rrjete sociale. Elvisi ishte i vetmi që i doli në mbrojtje Sindit pas skandalit me Julin dhe për këtë debatoi me Arjan Konomin gjatë "Përputhen Prime".

Tani sherri ka vazhduar edhe në rrjete sociale, ku në Instagram Shqipen e kanë pyetur: “ǒmendim ke për Elvisin që tha çdokush më mirë se ti?”

“Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani! Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për Elvisin", shprehet Shqipja duke shkelur syrin e duke lënë të kuptohet se ka materiale edhe për të.

Pas postimit të Shqipes, Elvisi reagoi me një status duke publikuar pastën e dhëmbëve dhe duke i thënë ish-konkurrentes "të lajë gojën para se të flasë për të".

“Për të gjithë ju që doni të flisni për Lokun (s’jeni shumë, me gishta numëroheni), tashmë ka zgjidhje dhe për ju. “Colgate Max Fresh” kujdeset më së miri për shëndetin tuaj oral.

Manual përdorimi: Përdoret në rastet kur do vëmendje nga ata që s’ta kanë dhënë kurrë", shkruan Elvisi.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kreshnik Spahiu: Shqiptarët meritojnë t’i lësh në dorë të Tires për 100 vjet (FOTO LAJM)
"Sanremo", ja super-jahti 20 milionë euro ku qëndron Ibrahimovic (FOTO LAJM)
Me 3 super blerje në verë, ky është formacioni i frikshëm i Man United (FOTO LAJM)
I "mori" zemrën vajzës së ministrit, Romeo Veshaj poston foton e dyshimtë (FOTO LAJM)
Deputetin shqiptar se mbajnë nervat, kërcënon hapur qytetarin: Hajde po qe burrë!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media