Home Foto Lajm
SKANDAL! U tha se po vaksinohen të moshuarit, shoferi i Bratajt i nxjerr bojën qeverisë
Prej ditësh në Shqipëri ka nisur me bujë vaksinimi i njerëzve me dozat e Pfizer për anti covid.

Fillimisht u vaksinua kryemininistri Rama, drejtuesit kryesor të Infektivit dhe me radhë mjekët.

Së fundmi u paralajmërua vaksinimi i personaliteteve në vend, deklaratë nga Rama e cila u kritikua mjaft nga publiku duke zbehur shpresat e qytetarëve të thjeshtë për t'u vaksinuar.

Por ndërkohë që në media transmetohet një proces i rregullt vaksinimi ku dozat po i marrin të moshuarit, më të rrezikuarit nga ky virus, në realitet po ndodh e kundërta.

Në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi fotot e një të riu i cili po vaksinohet me vaksinën anti -covid në "Air Albania Stadium".

Djali i ri i cili shihni në galerinë e bashkëngjitur lajmit është
Mariglen Plesati, shoferi personal i Drejtorit të Urgjencës, Skënder Brataj.


Aktivisti Genc Sejko ka denoncuar këtë fakt, duke bërë ironi me iniciativën e qeverisë për vaksinimin e personaliteteve.

"Vazhdon vaksinimi i personaliteteve. Merr dozën e parë shoferi i drejtorit të urgjencës,"- shkruan Sejko./albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kreshnik Spahiu: Shqiptarët meritojnë t’i lësh në dorë të Tires për 100 vjet (FOTO LAJM)
"Sanremo", ja super-jahti 20 milionë euro ku qëndron Ibrahimovic (FOTO LAJM)
Me 3 super blerje në verë, ky është formacioni i frikshëm i Man United (FOTO LAJM)
I "mori" zemrën vajzës së ministrit, Romeo Veshaj poston foton e dyshimtë (FOTO LAJM)
Deputetin shqiptar se mbajnë nervat, kërcënon hapur qytetarin: Hajde po qe burrë!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media