Home Foto Lajm
Premtimet e kandidatit për president të Barçës: Formacioni me Mbappe dhe Haaland (FOTO LAJM)
Kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa ka premtuar se ai do të bëjë tri transferime gjigante, nëse arrin të fitojë zgjedhjet.

Tifozët katalanas do të votojnë për kreun e klubit më 7 mars, aty ku do të përcaktohen presidenti i ri i klubit.

Në garë për të parin e klubit janë Freixa, Joan Laporta dhe Victor Font, e që natyrisht se do të jetë një garë e ashpër mes tyre.

Dhe Freixa nuk ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Kylian Mbappes dhe Erling Haaland në rast se arrin t'i fitojë zgjedhjet.

Në listën e tij mund të jetë edhe David Alaba, që tashmë ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munich si lojtar i lirë në verën e këtij viti.

Me këto tri transferime, natyrisht se Barcelona do të kishte një skuadër tejet të frikshme në letër dhe ndoshta me ta do të rikthente në Camp Nou, La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe trofetë e tjerë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kreshnik Spahiu: Shqiptarët meritojnë t’i lësh në dorë të Tires për 100 vjet (FOTO LAJM)
"Sanremo", ja super-jahti 20 milionë euro ku qëndron Ibrahimovic (FOTO LAJM)
Me 3 super blerje në verë, ky është formacioni i frikshëm i Man United (FOTO LAJM)
I "mori" zemrën vajzës së ministrit, Romeo Veshaj poston foton e dyshimtë (FOTO LAJM)
Deputetin shqiptar se mbajnë nervat, kërcënon hapur qytetarin: Hajde po qe burrë!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media