Home Kombëtarja
Kukësi bën hap fals në Gjirokastër, mposhtet 2-1 nga Luftëtari (VIDEO)
Kukësi në vizitën që bëri tek Luftëtari ka bërë një hap fals që u jep mundësi rivalëve t’i afrohen, ndërsa për Luftëtarin kjo fitore do të thotë frymëmarrje. Luftëtari ka treguar edhe një herë dhembët në shtëpi duke mposhtur Kukësin në rezultatin 2-1. Gjirokastritët marrin kështu hak për atë humbje 3-0 të shkaktuar në fazën e parë.

Në minutën e 23’, Guri arriti të zhbllokojë ndeshjen pas një pasimi të mirë në zonë nga Kale. Qetësi vrasëse e sulmuesit shkodran! Por vendasit u përgjigjën në minutën e 44. Abazaj shënon një gol me shumë vlerë. Del i vetëm përpara Kolicit dhe e ndëshkon me parabolë.

Në minutën e 64′ u shpërblye loja sulmuese e vendasve, Luftëtari përmbys rezultatin. Xhekson krosoi bukur për Liçaj që goditi me kokë dhe portieri Kolici nuk arriti ta ndalë topin që shkoi në rrjetë./albeu.com/


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Mësohen shkaqet e aksidentit të Alban Hoxhës dhe Trashit
Aksident i rëndë, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi i shpëtojnë mrekullisht vdekjes

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media