Home Superliga
Aventura Europiane e Kukësit nis sonte kundër Vallettan
Skuadra e Kukësit mbrëmjen e sotme do të nisë ëndrrën europiane për ta arritur fazën e grupeve në Europa League.

Ndëshja e parë për "armatën e Veriut" do të zhvillohet në "laro Boriçi" në orën 19:00 kundër maltezëve të Valletas, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League

Objektivi i Kukësit është një dhe i vetëm të kalojë me çdo kusht turin e parë në Champions për të siguruar minimalisht pjesëmarrjen në turin e tretë kualifikues të Europa League.

Presidenti Safet Gjici ia ka bërë të qartë skuadrës se kalimi i këtij ruandi është një detyrim ndërkohë që trajneri Pacult po mban me këmbë në tokë futbollistët duke ua bërë të qartë se Valleta është një kundërshtar i rrezikshëm që duhet vlerësuar maksimalisht.

Kukësi vjen me shumë ndryshime teksa vetëm 5 titullarë nga skuadra e sezonit të kaluar pikërisht Frashëri, Shameti, Musolli, Dzaria dhe Shkodra priten ta nisin që nga fillimi takimin e sotëm, ndërsa do të debutojnë me verilindorët 6 nga 12 afrimet e kësaj vere.

Maja e sulmit do t’i besohet Sebino Plakut i cili po kalon një formë shumë të mirë, ndërsa në krahët e mesfushës do të aktivizohen Çyrbja dhe Shpehar, në mbrojtje do të ketë tre risi, Qaqi në qëndër dhe braziliani Melo e Zguro nga krahët shkruan TCH.

Një fitore sot në Shkodër do të bënte që Kukësi të shkonte me shumë besim në sfidën e kthimit pas një jave në Maltë edhe pse verilindorët ashtu siç bëri Shkëndija e Tetovës dje do të bëjnë gjithçka për të mbyllur llogaritë me Valletan që në ndeshjen e parë /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media