Home Champions League
Merr fund “makthi” kinez, Milan pa president dhe pa pronar
Makthi kinez për Milanin duket se ka marrë fund paraditen e sotme, pasi Yonghong Li nuk ka arritur të paguajë këstin te fondi amerikan Elliot, që ka sponsorizuar blerjen.

Tentativa e fundit e dëshpëruar e biznesmenit kinez për të qëndruar i kapur pas kuqezinjve ka dështuar në Londër.

Gjatë mbrëmjes, në fakt, nuk është gjetur marrëveshja me Dmitrij Rybolovlev, pronari i Moaco. Ky dështim i ka hapur rrugën Fondit Elliott që të zotërojë Milan-in.

Paul Singer, pronari i fondit amerikan dhe tifoz i madh i futbollit, është gati.

Tani, Elliott do të nise procedurën për të marrë kontrollin e klubit, duke parë se Li nuk ka respektuar afatin e skadencës të së premtes së kaluar për të paguar borxhin 32 milionë euro.

Në ditët e ardhshme, fondi do të zotërojë “Rossneri Lux” dhe, për rrjedhojë, klubin kuqezi.

Vera ka nisur me lajme aspak të mria për kuqezinjtë, ndërsa sezoni duket qartë se do të jetë i mbushur me zhvillime jashtë fushe.

Tashmë i takon trajnerit Genaro Gattuso, që të bëjë të duket sa më normale, paraqitja e kuqezinjve në fushë. /albeu.com./
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kaq para paguajnë sponsorët për këta 10 futbollistë
Trondit ish-futbollisti: Messi e CR7 jetojnë në një burg të artë
Pas barazimit, plas "sherri" mes Pogba dhe Mourinho
Presidenti i Real Madridit nuk u ndahet "thumbave" për CR7
Messi dhe CR7 bëhen bashkë për të "bojkotuar" FIFA-n

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media