Home Champions League
Ish-trajneri i Juventus del kundër Buffon-it
Ish-trajneri i Juventusit, Marcello Lippi, mendon se Gianluigi Buffon është dashur të pensionohej te Zonja e Vjetër.

Portieri italian i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Bianconerët, por edhe pse pritej pensionimi i tij, ai vendosi të vazhdonte të luajë.

“Do të kisha preferuar që Buffon ta kishte përfunduar karrierën e tij te Juventusi, por ky është vetëm mendimi im” ka deklaruar Liipi.

Dy fjalë edhe për lamtumirën e mundshme të Buffonit nga ekipi kombëtar italian:

“Unë mendoj se e ka mbyllur me kombëtaren e Italisë. Si njeri dhe profesionist, Buffon ka besnikëri të madhe. Me këtë dua të them që, nëse Italia ka nevojë për të, ai do të jetë në dispozicion”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ky është futbollisti i ri më i shtrenjtë në botë
Sarri flet për trajnerin e "përzënë", Antonio Conten
Sarri ende i zemëruar me ish-klubin e tij
Ky është lojtari që vrapoi më shumë në Botëror
Presidenti i La Liga zbulon arsyen e vërtetë të largimit të CR7

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media