Home Champions League
Allegri flet për Ronaldon: Championsi është afër për Juven
Cristiano Ronaldo kompletoi transferimin e tij te Juventusi dje, pas konfirmimeve nga të dyja klubet ndërsa sot trajneri i ri, Alegri ka dalë në një konferencë për shtyp, ku sigurisht tema e ditës ishte mbërritja e Kristiano Ronaldos në Torino.

“Ronaldo është një lojtar kualitativ i dalluar nga të tjerët. Drejtuesit kanë bërë një punë të shkëlqyer për Juventusin dhe futbollin italian. Si do të luajë ai? Duke shënuar gola”, ka thënë trajneri italian.

“Sa i përket triumfit në Champions, me blerjen e Ronaldos do të jemi më të vetëdijshëm për forcën tonë në fushë, por kjo nuk përkthehet në sukses të padiskutueshëm. Çdo vit te Juventusi, e përjetoj si një cikël të ri, por këtë herë merr edhe më shumë vlerë, pasi po bëjmë një merkato të denjë për klube të mëdha” përfundoi tekniku. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pas dopietës kundër United, Shaqiri gëzon tifozët me një foto në Instagram (FOTO LAJM)
Barcelona fillon negociatat për "Messin e ri"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media