Home Champions League
"Rivaliteti me Messin e detyruan Ronaldon të braktiste Madridin"
Cristiano Ronaldo mori vendimin që të largohet tek klubi i Juventus duke "braktisur" kështu klubin që i dha gjithçka për 9 vite me rradhë.

Së fundmi në media po flitet për arsyet që çuan Ronalodn për të marrë këtë vendim dhe shakaku kryesorë thuhet se është rivaliteti me Lionel Messin.

Këtë gjë e ka pohuar legjenda e Manchester United Ryan Giggs.

“Jam i habitur se ai e la Real Madridin dhe shkoi në Itali”, tha Giggs për ITV. “Mendoj se është sfidë e madhe për të, ama ka shkuar në një klub të madh. Është goxha CV ta kesh Manchester United, Real Madridin dhe Juventusin në CV tënde”, shtoi ai.

Por Ryan Giggs tha se ai është larguar se ka një fiksim për të qenë më i mirë se Leo Mesi.

“Ai e ka fiksim të jetë më i mirë se Messi. Tani mund të thotë se ‘e bëra në Angli, e bëra në Spanjë, dhe tani do ta bëj në Itali – si dhe e bëra me Portugalinë’. Prandaj, me siguri ky do të jetë argumenti i tij kur të pyetet se a është më i mirë se Mesi”, theksoi ai. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kaq para paguajnë sponsorët për këta 10 futbollistë
Trondit ish-futbollisti: Messi e CR7 jetojnë në një burg të artë
Pas barazimit, plas "sherri" mes Pogba dhe Mourinho
Presidenti i Real Madridit nuk u ndahet "thumbave" për CR7
Messi dhe CR7 bëhen bashkë për të "bojkotuar" FIFA-n

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media