Home Champions League
Kur do prezantohet Ronaldo? Ja çfarë pritet të ndodhë
105 milon euro bënë që klubi i Juventus të kishte në skuadër "yllin" e Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Së fundmi klubi ka zyrtarizuar blerjen e portugezit dhe ditën e hënë pritet që ai të prezantohet për publikun me fanellën e Juventus në "Allianz Stadium".

Sipas gazetës "Gazzetta dello Sport", klubi planifikon një ditë të plotë festimi, për të cilën orari ende nuk është përcaktuar plotësisht.

Sot do të ketë takime që do të zhvillohen me policinë për të siguruar rendin publik, por sigurisht që stadiumi do të jetë i hapur për tifozët.

Kjo do të jetë hera e parë që Stadiumi i Juventusit u hap për prezantim të lojtarit që prej vitit 2012.

Policia do të jetë në J-Medical për të siguruar rendin dhe sigurinë kur Ronaldo të arrijë për teste mjekësore.

Pas konferencës për media, CR7 pritet t’u drejtohet tifozëve, ku pastaj do të fluturojë përsëri për pushime në Greqi.

Megjithatë, një hotel luksoz është rezervuar në qendër të Torinos, nëse portugezi me stafin e tij të qëndrojnë gjatë natës. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Yjet e futbollit shijojnë pushime të "çmendura" (FOTO LAJM)
Telashe për Bale, vjehrri i shtyn dasmën
Në rrjet plasin memet për stadiumin e ri të Tottenham (FOTO LAJM)
Zyrtare: Ja ku dhe kur do luhet Super Kupa e Spanjës
"Reali nuk i respekton lojtarët, dikur titullar sot i padëshiruar"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media