Home Champions League
Ishin shokë të ngushtë! Marcelo i jep lamtumirën prekëse Ronaldos
Cristiano Ronaldo dhe Marcelo njihen si shokë të ngushtë te skuadra e Real Madridit, por tashmë atyre do ju duhet të mos luajnë më bashkë pas vendimit të Ronaldos për tu larguar.

Pothuajse të gjithë miqtë e Ronalods i kishin dhënë lamtumirën atij, por po ndihej mungesa e shokut më të ngushtë, Marcelos ku së fundmi edhe ai e ka bërë një gjë të tillë me anë të një mesazhi prekës.

“Kush do ta mendonte këtë Cris! Është koha që të them lamtumirë! Betohem që nuk e kam menduar që do të vijë kjo ditë! Por asgjë në këtë jetë nuk zgjat përgjithmonë, unë shpresoj që ju do të jeni i lumtur në klubin e ri. Kam qenë gati 10 vite pranë teje, 10 vite kënaqësi, futboll i mirë, fitore dhe humbje! Kam mësuar shumë nga ti, dedikimi yt është gjëja më e çuditshme që mund ta ketë një sportist. Do të më mungojnë bisedat tona para ndeshjeve. Unë jam krenar që kam luajtur me ty. Kur unë do të ndalem se luajturi futboll do të ulem në bar ku do ta marr një birrë dhe do të tregoj historitë tona,”-thotë Marselo. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Modric i tregon Perez zëvendësuesin e Ronaldos
Tifozët juventin surprizojnë Ronaldon (FOTO LAJM)
Shokon presidenti i Napolit: Ronaldo mu ofrua mua, por oferta ime u refuzua
Conte profesionist i vërtetë, mesazh emocionues pas shkarkimit nga Chelsea
Chelsea cakton çmimin e Hazard, pritet lëvizja e Realit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media